Misioni ynë


Green Path Albania
Green Path Albania ka lindur nga pasioni im i thellë për spiritualitetin, një pasion që më ka shtyrë të studioj, të lexoj dhe të mesoj gjithçka lidhur me këtë fushë. Pasioni për kërkimin e kuptimit dhe energjisë shpirtërore është ai që më ka udhëhequr për të krijuar këtë hapësirë. Unë jam Isida Rrapi, dhe qëllimi im është të ndaj njohuritë dhe përvojën time me ata që kërkojnë balancë, harmoni dhe zhvillim shpirtëror.
ÇFARË OFROJMË?
Në këtë faqe, do të gjeni informacion dhe mjetet për të eksploruar spiritualitetin, astrologjinë, dhe forcën e natyrës. Përmes ritualeve shpirtërore, teknika për rritjen e energjisë pozitive dhe lidhjes me energjitë natyrore, ne ofrojmë mundësinë për një udhëtim vetë-zbulimi, që ndihmon në krijimin e një jete të qetë, të balancuar dhe të mbushur me paqe të brendshme.