top of page
< Back

Çfarë është Meditimi?

Meditimi është një praktikë e lashtë shpirtërore që na ndihmon të qetësojmë mendjen dhe të lidhemi më mirë me veten. Në thelb, meditimi është një mënyrë për të kthyer vëmendjen nga bota e jashtme drejt botës së brendshme — për të dëgjuar mendjen, trupin dhe shpirtin pa gjykim, në një gjendje të pranimit dhe paqeje.

Përmes meditimit, ne mësojmë të ndalemi,dhe të jemi plotësisht vetvetja. Kjo praktikë mund të ndihmojë në reduktimin e stresit, ankthit, tensionit emocional dhe shpirtëror. Por mbi të gjitha, meditimi na mëson si të jetojmë më qetë — duke krijuar një lidhje më të thellë me veten dhe me gjithçka që na rrethon.

Ka shumë forma meditimi: nga frymëmarrja dhe vizualizimet, te mantrat, meditimi në heshtje apo meditimi në ecje. Secila prej tyre ka qëllimin e përbashkët për të krijuar balancë të brendshme, qetësi dhe vetëdije të thelluar.

Meditimi nuk ka të bëjë me të “ndalurit e mendimeve”, por me vëzhgimin e tyre pa u kapur prej tyre. Është një rikthim i vazhdueshëm drejt qendrës së vetes, një praktikë e dashurisë ndaj vetes, një hapësirë e shenjtë për të dëgjuar shpirtin.

Çfarë është Meditimi?
bottom of page